17:26 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Në Itali njihet patenta shqiptare

Ministri i Diasporës shqiptare, Pandeli Majko, përmes një postimi ka bërë të ditur se patenta shqiptare njihet nga shteti italian.

Ai ka thënë se nga 8 shtatori 2019 do të njihen patentat e lëshuara nga 24 janari 2017 në Itali.

“Patentat shqiptare njihen nga shteti italian. Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë ka bërë të ditur se duke filluar nga 8 shtatori 2019 patentat shqiptare të lëshuara prej datës 24 janar 2017 do të njihen edhe në shtetin italian.

Njohja dhe konvertimi i patentave shqiptare në Itali është rezultat i një pune të organizuar dhe të drejtuar nga Koordinatori Shtetëror i Patentave, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Artan Shkreli, me institucionet italiane, një bashkëpunim ky i arritur në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes qeverive të të dyja vendeve.