16:32 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Në izolim, Morena përkujdeset që të merr rreze dielli

Në këto ditë izolimi, kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur, këngëtarja e njohur, Morena Taraku ka dalë për të marrë rreze dielli.

Ajo publikoi në Instagram një fotografi, ku shihet që është e shtrirë, dhe po përkujdeset që të marrë Vitamin D.

Morena kohën në karantinë po e kalon mjaft mirë, pasi që pothuajse cdo ditë publikon video e fotografi nga më të ndryshmet, ku shihet që po relaksohet mjaft shumë.

Së shpejti ajo do të publikojë edhe projektin e ri, të cilin e ka paralajmëruar përmes një imazhi të shkëputur nga xhirimet e videoklipit./Indeksonline/