09:22 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Në jahtin 250- milionësh, vazhdon festa e ‘çmendur’ e Kylie Jenner-it

Kylie Jenner  ka bërë një arratisje në Portofino të Italisë ku po shijon pushimet në jahtin 250 milion dollarësh që ajo ka marrë me qira. 

Miliarderja, e cila festoi ditëlindjen e 22-të të shtunën, dukej e lumtur dhe e qetë, ndërsa i përkushtoi kohën vajzës së saj të ëmbël një vjeçare Stormi, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.  

Duke shfrytëzuar sa më shumë kohën e saj në temperaturat e larta, ajo u fotografua në bikini me ngjyrë të kaltër teksa kishte pushuar nga grimi dhe ekstarvakanca që e shpesh e shohim.

Nëna e Kylie, Kris Jenner, 63 vjeçare dhe i dashuri i saj, Corey Gamble, 38 vjeçar , u panë gjithashtu duke u argëtuar në jaht, ku të pranishëm ishin edhe Scoot Disick, 36 vjeçar, dhe e dashura e tij Sofia Richie, 20 vjeçare.  

Më vonë Kylie publikojë disa video teksa hidhej nga jahti drejt bregdetit italian.

“Çfarë jete”, ka shkruar ajo përkrahë videove.

Ylli televiziv Kylie ka shpenzuar 1.2 milion dollarë në javë për të marrë me qira jahtin luksoz, i cili mund të strehojë me lehtësi dhjetëra të ftuar.

‘Gjiganti’ i ujit ka një hapësirë prej 300 metra, i quajtur Tranquility, 22 dhoma, përfshirë një suitë master dhe tre dhoma shtetërore VIP, një banjë, një sallon bukurie, një kinema, një palestër, një pishinë, një bar në natyrë, dy helipadë dhe është shërbyer nga një ekuipazh prej 29 personash./Indeksonline/

View this post on Instagram

Hell of a LIFE 💙💙💙🌊

A post shared by Kylie ✨ (@kyliejenner) on