14:16 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Në Japoni ndodh e papritura, një peshk shitet mbi tre milionë dollarë

Një peshk ‘Bluefin Tuna’ 278 kilogram është shitur për 3.1 milionë dollarë në Tokio të Japonisë.  

Peshku u shit gjatë marketit sot. Ky çmim rekord është i barabartë 5000 dollarë për 0.45 kilogram të peshkut, transmeton Indeksonline.

Korporata ‘Kiyomura’ që udhëheq zinxhirin e restoranteve ‘Sushizanmai’  arriti ta blejë peshkun.

Nëse dëshironi të hani mish nga ky peshk, duhet të paguani 200 dollarë për një servim./Indeksonline/