75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zemaj takon Tishukun, në Javën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, mëngjesin e së mërkurës ka takuar kryetarin e Shoqatës së të Verbërve, Daut Tishuku.

Zemaj derisa ka treguar për takimin e sot thotë t’i ketë uruar për Javën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, që simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e të drejtave dhe mirëqenies së tyre.

“Me z. Daut Tishuku, kryetar i Shoqatës së të Verbërve në Kosovë dhe me miqtë tjerë nga kjo shoqatë, filluam ditën e sotme me ç’rast ua urova Javën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, që simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e të drejtave dhe mirëqenies së tyre”, ka shkruar Zemaj.

Po ashtu, Zemaj shkruan se është për çdo lëvdatë vullneti i tyre për të qenë optimistë dhe të përkushtuar për krijimin e kushteve më të mira.

Ndërsa për t’ua lehtësuar ballafaqimin me pandeminë, Zemaj thotë se nga 24 korriku, Shoqatën e të Verbërve e kemi pajisur me manualin për mbrojtje nga Covidi-19 i realizuar në alfabetin e Brajlit!