75 Mall Live Search
20:10 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Në kafenetë e Prishtinës një ujë natyral kushton 2.5 euro!

Muajt e fundit në vendin tonë dukshëm janë ngritur çmimet e produkteve të ndryshme ushqimore.

E kur jemi tek ngritja e çmimeve, duket se ato kanë shënuar lëvizje edhe tek kafenetë dhe restorantet e ndryshme në kryeqytet, shkruan Indeksonline.

Një i ri për një ujë natyral, në një kafene tek sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë ka paguar hiç më pak se 2.5 euro.

Sa është i arsyeshëm ky çmim për xhepin e banorëve të Kosovës, vlerësojeni ju!  /Indeksonline/