09:01 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në kampionatin botëror ndodhë edhe kjo, një tifoz ndez cigaren me kuletë! (Foto/Video)

Rusia është mbushur përplot turistë. Shumë prej tyre në përkrahje të kombëtareve të tyre të cilët po zhvillojnë ndeshjet e tyre në Botërorin 2018.

Ndërkohë një tifoz ka  bërë bujë të madhe nga mënyra se si ka ndezur cigaren e tij me një kuletë.

Nga brendësia e kuletës dilte zjarr, që mundësonte edhe ndezjen e cigares, transmeton Indeksonline.

Poashtu është thënë se në pikat e kontrollit të stadiumit nuk është e specifikuar që të ketë ndalim për kuletat e zjarrit- të njëjtit lloj që magjistarët zakonisht përdorin për truke të ndryshme.

Kështu djali arriti të kalojë pavarësisht kësaj kulete duke u bërë hit interneti./Indeksonline/