16:07 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Në kaq ora fillon festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje i është gëzuar tej mase fitores në Prishtinë dhe Prizren, pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

Festa e disa aktivistëve të VV-së tashmë ka filluar nëpër qytet, mirëpo, duke filluar nga ora 19:00 Ahmeti ka ftuar gjithë qytetarë që të vinë dhe të festojnë së bashku në sheshin e Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Ahmeti pas konfirmimit të fitores, ka thënë se prej sot do të fillojë në bashkimin e të gjithë atyre që janë për reforma dhe qeverisje pa korrupsion./Indeksonline/