13:43 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në Kardiologjinë Invazive realizohet, për herë të parë, koronarografia dhe stentimi PCI në D1

Në Kardiologjinë Invazive në QKUK është kryer, për herë të parë, koronarografia dhe stentimi PCI në D1.

Kardiologët Jetmir Sejdiu dhe Taulant Sadriu kanë postuar një njoftim në Facebook, ku kanë treguar se stentimi është kryer nga segmenti distal i arteries radiale të majtë.

 “Per herë të parë në Klinikën e Kardiologjisë Invazive në QKUK, realizuam koronarografinë dhe stentimin (PCI në D1) nga segmenti distal i ateries radiale të majtë. Kjo procedurë nuk është rutinë në botë, por konfirmon gatishmërinë e ndjekjes së trendit bashkëkohor të trajtimit të pacientëve nga ana jonë”, ka shkruar Sejdiu.