Në kartëmonedhën 100 dollarëshe Daçiq shkruan: Kosova është Serbi
Në Serbi ka filluar një aksion në rrjetet sociale për sipas tyre “kthimin e Kosovës në Serbi” nëpërmjet rrugës paqësore.
Ky aksion është duke u zhvilluar në një mënyrë pak të çuditshme ashtu që ata po shkruajnë “Kosova është Serbi” në kartëmonedhën 100 euro, dollarëshe e valuta të tjera, transmeton Indeksonline.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është fotografuar me valutën 100 dollarëshe të shkruar “Kosova është Serbi”./Indeksonline/
