21:18 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Në Kçiq të Madh po organizohen aktivitete me 30 persona në fushën e sportit, reagon këshilli i fshatit

Këshilli i fshatit Kçiq i Madh, ka bërë një apel për respektimin e masave dhe ruajtjen e distancës por edhe të mos lejojnë tubime edhe lojëra të fëmijëve.

Përmes një postmi në Facebook, thuhet se janë të shqetësuar pasi që një numër i madh banorësh, veças të rinjë, në këto ditë në numër mbi 30 persona po luajnë në fushën e shkollës, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i këshillit të këtij fshati:

Këshilli i fshatit Kçiq i Madh duke pasur parasysh faktin që Republika e Kosovës e me këtë edhe fshati ynë po përballet me pandeminë si pasoj e përhapjes së VIRUSIT KORONA (COVID’19) në tre javët e fundit dhe sidomos në këto ditë është duke e përcjellur me kujdes gjendjen e përgjithshme në fshat dhe sidomos është duke monitoruar në përpikëri zbatimin e masave të vendosura nga organet kompetente si preventivë dhe mbrojtje nga infektimi me Virusin Korona!

Në këtë kontekst është shumë shqetësuese shpërfillja në mënyrë drastike e këtyre masave nga një numër konsiderueshëm i banorëve të fshatit tonë ( kryesisht të rinjë- adoloshent) të cilët këto ditë në numër mbi 30 personash hasen nè fushên e shkollës duke zhvilluar aktivitete sportive, çka është e papranueshme dhe përbën rrezik potencial për tu prekur nga COVID’19 nëse kihen parasysh masat e rekomanduara nga organet kompetente.

Deri mê tani Kçiqi i Madh nuk ka shënuar asnjë rast të infektuar me COVID’19, por kjo nuk nënkupton në asnjë mënyrë që ne jemi imun ndaj këtij virusi, fati ynë në përballje më këtë virus do të determinohet varësisht prej veprimeve tona!

Këshilli i fshatit Kçiq i Madh tërheq vërejtjen të rinjëve kçiqas por edhe familjarêve të tyre, sidomos prindërve që nëse vazhdojn të frekuentojnë në numer të madh fushën sportive por edhe çdo hapsirë tjetër në fshat, respektivisht tërheq vërejtjen prindërve të tyre që nêse nuk ndërmarrin masa që t’i mbajnê në shtëpiat e tyre fëmijët e tyre deri në shfuqizimin e masave tê vendosura nga organet kompetente do të detyrohemi që nga dita e nesërme që këto raste t’i lajmërojmë në policinê e Kosovës dhe organet tjera kompetente!

Këshilli i fshatit Kçiq i Madh mbetet i përkushtuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të çdo banori të Kçiqit të Madh prandaj edhe apelin tonë me premisa të vërejtjes serioze rreth përballjes eventuale të personave të papërgjeshëm në raport me organet kompetete duhet tê kuptohen në këtë kontekst.