75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 21 Nëntor 2021 / AR

“Ne kemi njëri-tjetrin”, deputetja kosovare ‘shkrihet’ pas të dashurit

Dashuria e deputetes kosovare Adriana Matoshi, për Keithin po rritet dita-ditës.

Përkundër largësisë, ata vazhdojnë të kenë një raport të shëndoshë duke u shprehur tejet të dashuruar ndaj njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Pas ca javëve ata janë bërë sërish bashkë, ku deputetja u kujdes që publikisht t’i shpreh ndjenjat ndaj tij.

“Kjo është bukuria e gjetjes së një partneri që vërtet e do dhe e respekton, sepse pas të gjitha lartësive dhe uljeve, ulje-ngritje, ne kemi njëri-tjetrin, gjë që e bën udhëtimin të vlejë”, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/