75 Mall Live Search
13:00 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / H F

Në kërkim nga Interpoli: 10 shqiptarët më të rrezikshëm dhe krimet që i lidhin

Interpoli është në kërkim të disa prej emrave më të njohur të krimit shqiptar, të akuzuar për një gamë të gjerë veprash penale, nga trafiku i narkotikëve e organizata kriminale, deri te vrasjet me paramendim dhe përdorimi i armëve të rrezikshme.

Ndër këta, disa shquhen për krimet e rënda dhe arratisjet spektakolare, ndërsa të tjerë dallohen për shenjat e veçanta fizike që mund të ndihmojnë në identifikimin e tyre, transmeton IndeksOnline.

Në vijim, po prezantojmë 10 shqiptarët që Interpoli i ka shpallur në kërkim, së bashku me akuzat për të cilat ata janë ndjekur, dhe disa detaje dalluese mbi secilin prej tyre.

Bedri Noka, 41- vjeçari nga fshati Novosellë është në kërkim të Interpolit.

Noka akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale // trafikim i narkotikëve në kuadër të një shoqate (ose grupi të organizuar) // pastrim parash.

Në kërkim të Interpolit është edhe Andi Kuka, 33-vjeçar nga Shqipëria.

Me akuzë po ashtu për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, trafikim i narkotikëve ose grup të organizuar, e po ashtu edhe pastrim parash.

I kërkuari i tretë nga Interpoli është edhe 39-vjeçari nga Korça e Shqipërisë, Taulant Memo. Mbi të rëndojnë akuzat për prerje e paligjshme e një sipërfaqeje pyjore shtetërore, e kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të vazhdueshme, me dëmin e shkaktuar që tejkalon shumën prej 10.000,00 euro. Mbajtje e paligjshme e armës.

Nën akuza të njëjta sikurse Memo, është edhe Ergest Memo (41-vjeçar).

Për një numër të konsiderueshme akuzash, i kërkuar nga Interpoli është edhe Aleks Burreli.

“Komplot për kryerjen e një vepre penale/ Komplot për vrasje/ Mbajtje dhe bartje e paligjshme e armëve/ Komplot për kryerjen e një vepre penale/ Posedim, bartje dhe përdorim i eksplozivit pa pëlqimin me shkrim të Inspektorit për eksplozivë/Vrasje me paramendim/ Vjedhje/ Zjarrvënie/Ndihmë pas kryerjes së veprës penale”.

Një tjetër i kërkuar nga Interpoli është edhe Romeo Rrustemaj nga Vlora.

Mbi 36-vjeçarin rëndon akuza tentativë vrasjeje e kryer në rrethana të tjera specifike, Arratisje e të dënuarit nga vendi i paraburgimit (ose i vuajtjes së dënimit).

Për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim është edhe Gazment Nebiu nga Vlora.

Ai po ashtu akuzohet për Organizata kriminale, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, Prodhim dhe mbajtje e paligjshme e armëve dhe municionit ushtarak.

Një tjetër i kërkuar nga Interpoli është edhe 38-vjeçari nga Korça, Ervis Mecollari.

Si shenja dhe karakteristika dalluese për të është përmendur fakti se ai ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në hundë si pasojë e përdorimit të tepruar të heroinës dhe mund të ketë shenja ose plagë të dukshme në hundë.

Mecollari akuzohet për vrasje.

Për më shumë se dy ose më shumë vrasje dhe komplot kriminal, në kërkim nga Interpoli është edhe 52-vjeçaru Spartak Sager inga Erseka e Shqipërisë.

Artan Sulastrova nga Pogradeci sipas entit kërkues akuzohet për vrasje me paramendim, të shkallës së parë.

Këta 10 shqiptarë të shpallur në kërkim nga Interpoli përbëjnë një listë të veçantë të krimeve më të rënda, nga trafikimi i narkotikëve dhe pjesëmarrja në organizata kriminale, deri te vrasjet me paramendim dhe përdorimi i armëve të rrezikshme./IndeksOnline/