Në kërkim të biznesmenit shqiptar të zhdukur / Rastësisht policia gjen të kërkuarin për trafik droge
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/11/ra.jpg)
Ky është Ferdinant Rrushi i kërkuar ndërkombëtar për trafik droge prej 12 prillit 2021, por prania e emrit të tij në kartelën e kuqe u zbulua rastësisht mbasi 43 vjeçari u thirr në polici për të dhënë shpjegime për Ruzhdi Hoxhën , i denoncuar i zhdukur nga i biri Saimir Hoxha .
Ferdinant Rushi është personi i fundit që e ka takuar Ruzhdi Hoxhën në datën 20 tetor, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici katër ditë mbasi familja e priti atë.
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2021/11/Screenshot_11-4.jpg)
Shtetasi Ferdinant Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij këtu në zonën e 3 dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë , rezulton gjithashtu nga këqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.
Version se i humburi kishte konsumuar kafe e birra në afërsi të një zdrukthtarie konfirmohet edhe nga tre persona të tjerë që pohojnë se Ruzhdi Hoxha u largua me një makinë Pasat që është mjeti ku gjendej i shumë kërkuari i cili pranon se ka bërë një xhiro dhe mandej e la në afërsi të një stacioni.
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2021/11/Screenshot_10-5.jpg)
Me shumë gjasë thonë hetuesit në këtë automjet mund të ketë patur gjurmë dhe për këtë arsye ata janë vënë në kërkim të makinës së zhdukur.
Burimet i thonë Top Channel njëherazi teksa kanë ndjekur itinerarin e automjetit me të cilin u largua i zhdukuri në afërsi të Dajtit, ata kanë zbuluar edhe një parcelë me drogë.
Pikërisht punëtori i parcelës ka pranuar se ai punonte për Ferdinant Rrushin që sakaq ishte në kërkim nga Italia po kjo nuk e ka penguar atë të kultivojë drogë.
Hetimet janë regjistruar për rrëmbim dhe pengmarrje të Ruzhdi Hoxhës që përshkruhet nga i biri si një përdorues kokaine që njëherazi ka treguar se borxhet që ka patur i ati i ka shlyer ai.
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2021/11/Screenshot_8-4.jpg)