10:39 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Në kërkim të një Suarezi të ri, Barca në sulm për topgolashënuesin e Bundesligës

Barcelona është në kërkim të një zëvendësuesi për sulmuesin uruguaian Surez, i cili pritet të mungoj për një kohë të gjatë pas operimit që bëri pak ditë më parë.

Blaugranët tashmë kanë filluar interesimin për sulmuesin e Leipzig, Timo Werner, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle.

Barcelona, do të tentojë në janar të arrijë marrëveshjen për sulmuesin e Leipzigut.

Vlera e tij sillet rreth 40 milionë euro. Werneri është golashënuesi më i mirë në Bundesligë me 20 gola të realizuara.

Werneri është duke kaluar në një formë të lartë, në Bundesligë këtë sezon duke arritur të shënojë gjithsej 20 gola në 18 ndeshje.

Kujtojmë seë për lojtarin të interesuar më parë kanë qenë skuadra të mëdha evropiane si Liverpooli, Chelsea dhe Real Madridi./Indeksonline/