Në kërkim të titullit të tretë radhazi, Real Madridi niset drejt Abu Dhabit
Real Madridi ka marrë rrugën për në Abu Dhabi, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e Kupës së Botës për klube.
Vetëm një ditë pas fitores ndaj Rayo Vallecanos, 25 lojtarë madrilen lanë aeroportin, ”Adolfo Suarez Madrid – Barajes” për në Abu Dhabi.
Fluturimi do të zgjasë shtatë orë dhe para ndeshjes, lojtarët pozuan para aeroplanit, ”Emirates A380 Real Madrid”, transmeton IndeksOnline.

Tutje, Modric, Marcelo, Ramos, Bale dhe Benzema bën nga një ”selfie” para fluturimit.

Skuadra e Solarit do t’i zhvillojë dy ndeshjet në ”Zayed Sports City Stadium”, Abu Dhabi.
Ndeshja e parë do të jetë gjysmëfinalja e të mërkurës ndaj Kashima Antlers, kampionit të Azisë. Synimi i Realit është triumfi për herë të tretë radhazi./IndeksOnline/
?? ¡Rumbo a Abu Dabi en el @emirates A380! #RMCWC pic.twitter.com/VzSqxo775T
— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) December 16, 2018