14:25 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja kur pritet të promovohet kënga e re e Dua Lipës

Ka disa ditë që këngëtarja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, ka paralajmëruar promovimin e projektit të ri muzikor me titull: “Don’t start now”, shkruan Indeksonline.

Pasi kishte një kohë që Dua ishte “zhdukur” nga rrjetet sociale, duke fshirë gjitha postimet në Instagram, ajo u rikthye duke paralajmëruar diçka të re.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka lajmëruar se projekti do të promovohet më 1 nëntor.

Ky ka qenë një lajm fantastik për miliona fansa që e ndjekin Duan në çdo hap.

Kujtojmë se Dua Lipa është këngëtarja shqiptare më e famshme në skenën muzikore botërore. /Indeksonline/

View this post on Instagram

DON’T START NOW – 01 NOV 19

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on