Në këtë ditë në vitin 2004, Chelsea nënshkroi me Drogban për 26 milionë euro
Didier Drogba ishte sulmuesi më i madh që Chelsea ka pasur në epokën e Premier Ligës.
Rekordi i tij mbresëlënës prej 164 golash në 381 ndeshje e dëshmon këtë.
Por ish – reprezentuesi i Bregu të Fildishtë bëri më shumë se thjesht të shënonte. Ai u bë udhëheqës në Stamford Bridge dhe së bashku me John Terry dhe Frank Lampard, gjetën sukses të pabesueshëm.
Në nëntë sezone me Blues, Drogba fitoi katër tituj të Premier Ligës, katër FA Cup dhe tre Kupa të Ligës.
Deri në vitin 2012, Blues kishin çaluar të kishin sukses në Ligë të Kampionëve, por falë Drogbas Chelsea ia doli të triumfojë.
Ai u transferua nga Marsejë më 20 korrik 2004 për 26 milionë euro.
Që kur Drogba u largua nga klubi, Chelseakurrë nuk kanë qenë në gjendje ta zëvendësojë atë. Diego Costa u afrua, por madje nuk ishte fare në nivelin e tij .
Drogba luajti një rol të madh në krijimin e Chelseat si një nga klubet më të mëdha në botë dhe duke bërë kështu, gjithashtu u bë një legjendë e klubit, të cilët tifozët nuk do të harrojnë kurrë./Indeksonline/