10:59 / E Martë, 09 Maj 2023 / AR

Në këtë gjendje ka përfunduar Amber Heard pasi humbi gjyqin ndaj Johnny Depp

Pas shumë kohësh, Amber Heard është parë në një dalje ditën e diele.

Aktorja shihet me vajzën e saj teksa shkonte ne një park në Madrid, transmeton Indeksonline.

Nëna e dashuruar: Amber Heard u pa duke shtyrë një skuter të dielën.  Aktorja e Rum Diary mbante gjithashtu vajzën e saj Oonagh Paige, një vjeç, në një nga krahët e saj ndërsa po shkonte në një park në Madrid.

37 vjeçarja e cila ka hequr dorë nga karriera në Hollywood, vendosi të nis jetë të re në Spanjë.

Ajo u shfaq e veshur me rroba të zeza duke ekspozuar pak barkun e tonifikuar.

Këngëtarja kishte vendosur edhe syze dielli ndërsa flokët i kishte të kapura.

DailyMail kishte raportuar se Amber ishte larguar nga ShBA dhe nga profesioni i saj pasi humbi gjyqin ndaj ish-bashkëshortit, Johnny Depp.

Ende nuk dihet se kur do të rikthehet në Hollywood dhe të rifillojë karrierën e saj të aktrimit./Indeksonline/

Duke e marrë lehtë: Performuesja 37-vjeçare mbajti vajzën e saj, një vjeç, përpara se ajo ta shikonte duke luajtur në një park