75 Mall Live Search
09:24 / E Premte, 07 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në këtë gjendje nuk e keni parë, nga kush po ka frikë Bebe Rexha?

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të njohura me prejardhje shqiptare, në arenën ndërkombëtare, shkruan IndeksOnline.

Ajo po korrë suksese të vazhdueshme me projektet muzikore dhe patjetër se është mjaft e kërkuar nëpër koncerte të ndryshme anë e mbanë botës.

Mirëpo duket se Bebe e ka një frikë, fluturimin me aeroplan.

Këtë e ka shprehur vetë këngëtarja me anë të publikimit të disa pamjeve në llogarinë e saj në Instagram. Ajo nuk ka nguruar ta shprehë ‘fobinë’ që ka ndaj udhëtimit në qiell.

Kujtojmë se këngëtaret me prejardhje shqiptare si: Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha kanë arritur sukses të madh ndërkombëtarë. /IndeksOnline