75 Mall Live Search
21:39 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Në këtë gjendje të tmerrshme është kjo shkollë në Komunën e Podujevës

Ndonëse brenda këtij objekti shkollor dalin çdo vit gjenerata të reja, ku nxënësit marrin edhe hapat e parë të arsimimit, ajo nuk i ngjanë një institucioni të tillë.

Shkolla fillore në fshatin Turiçicë të Podujevës është shndërruar në një objekt mbeturinash e gërmadhash, ani pse nga jashtë duket çdo gjë në rregull, përcjellë Indeksonline.

Siç po e shihni edhe nga këto imazhe, ky objekt është thuajse i shkatërruar tërësisht. Asgjë nuk është në vendin e vet, madje as bankat e karriget.

Ndërsa muret janë të shkatërruara tërësisht./Indeksonline/