75 Mall Live Search
16:29 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / Gj. Sh

Në këtë kanal televiziv mund ta shikoni ndeshjen Drita-Antwerp

Skuadra e Dritës sot luan ndeshjen kthyese kundër Antwerpit.

Ndeshja është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, shkruan IndeksOnline.

Ndërkaq, për të gjithë ata që nuk ka mundur të sigurojnë një biletë për ta ndjekur ndeshjen nga afër, atë mund ta ndiqni direkt në platformën DigitAlb dhe ArtMotion, në kanalet Super Sport dhe Super Sport Kosova.

Kujtojmë që ndeshja e parë e zhvilluar në Belgjikë, ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Drita me mbështetjen e madhe edhe nga tifozët, kërkon që të kualifikohet në raundin tjetër, pasi në raundin paraaprak mposhti Inter Turkun me rezultat 3-0.

Ndeshja mes Dritës dhe Antwerpit luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prishtinë, më fillim nga ora 20:00./IndeksOnline/