Në këtë kanal televiziv shqiptar transmetohet dueli Marku-Parra

Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të rikthehet në ring ditën e enjte me 25 gusht ndaj meksikanit, Miguel Parra.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë, shkruan IndeksOnline.
Adhuruesit e boksit do ta kenë mundësinë ta ndjekin ndeshjen përmes platformës Oversport&Tibo.
Lajmi për transmetimin e ndeshjes është bërë i ditur në faqen zyrtare të Oversport.
Në ditën e sotme në Sheshin Skënderbej të Tiranës, janë bërë edhe peshimet zyrtare të boksiereve para ndeshjes së nesërme./IndeksOnline/
