11:57 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Në këtë numër mund të thirrni nëse nuk iu është bërë pagesa nga Pako Fiskale

Qytetarët të cilëve nuk iu janë ekzekutuar pagesat sipas Pakos Emergjente do të mund të thërrasin në numrin 0800 44 440.

Numër ky që është publikuar nga Administrata Tatimore e Kosovë.

“Duke pas parasysh që jemi duke pranuar thirrje të shumta përmes linjave telefonike, si dhe adresave elektronike, lidhur me kompensimin e pagës sipas Pakos Emergjente, Administratat Tatimore e Kosovës ju njofton se nuk është kompetente t’i trajtojë këto kërkesa. Andaj, ju lutem të gjitha kërkesat e juaja lidhur me këtë çështje i adresoni në Ministrin e Financave, në këtë numër telefoni 0800 44 440, i cili është i hapur çdo ditë (përveç vikendeve) nga ora 08:00-16:00”, thuhet në komunikatën për media.