75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 02 Korrik 2025 / Z S

Në këtë orar zhvillohet takimi midis Osmanit dhe Kurtit

Ngërçi politik i shkaktuar nga mos konstituimi i kuvendit ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të ftojë në takim liderët e partive politike.

Osmani do të takohet veç e veç me krerët e të gjitha partive që kanë gëzuar mandat ne legjislaturën e re: sot me ata të partive shumicë, e nesër me ata të partive jo shumicë, raporton IndeksOnline.

Takimi i parë do të zhvillohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ky takim zhvillohet në orë 10:00.

Pas Kurtit, Osmani do të zhvillojë takim me kreun e PDK-së, LDK-së, e AAK-së./Indeksonline/