09:33 / E Premte, 10 Qershor 2022 / OSH

Në këtë orë kryeministri Kurti e pret në qeveri Kancelarin Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të pritet sot nga kryeministri Albin Kurti në ora 10:45 në ndërtesën e qeverisë njofton zyra e Kryeministrit.

Pas takimit, dy liderët do të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Vuçiq, gazetarit shqiptar në Ohër: Ju e quani Republika e Kosovës, ne e qu…
Scholz në agjendën e tij e ka të paraparë t’i vizitojë edhe trupat gjermane në kuadër të KFOR-it.

Shefi i qeverisë gjermane do ta nisë me Kosovën vizitën e tij të parë në Ballkan ku do të qëndrojë dy ditë.

Pas qëndrimit në Prishtinë, Scholz do të udhëtojë për në Beograd.