17:37 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në këtë pikë kufitare mërgimtarët po detyrohen të presin më gjatë si pasojë e kolonave

Të shumtë janë mërgimtarët që janë nisur për në Kosovë, në prag të festave të fundvitit.

Padyshim se vendlindja i bën ata që të nisin një rrugë të gjatë, për të qenë pranë familjarëve në shënimin e këtyre festave.

Por me kolona të gjata janë duke u përballur thuajse në çdo pikë kufitare.
Tashmë, në orët e mbrëmjes në pikat kufitare të Kosovës, mërgimtarët detyrohen të presim për më shumë se një orë.

Tek pika kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë më të vogla, 50 deri në 60 minuta apo 150 deri në 200 metra.

Ndërsa në pikën kufitare Merdare pritjet janë mbi 2 orë apo 500 deri në 600 metra, shkruan Indeksonline.

Por për fat të mirë rrugët në përgjithësi janë të kalueshme dhe se moti pati një ndryshim drastik ditën e sotme, duke shkrirë edhe borën e cila kishte mbetur nga reshjet e fundit./Indeksonline/