Në këtë qendër të moshuarve ndodhi rrahja e të moshuarës në Pejë, arrestohet e dyshuara dhe përgjegjësja e shtëpisë

Një veprim skandaloz është regjistruar në një qendër të moshuarve në Pejë.
Në një video të publikuar në Facebook, shihet se si një infermiere e sulmon paturpësisht një të moshuar.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në rezidencën për të moshuarit në Pejë, “Orenda”
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi ka thënë se është identifikuar lokacioni, ku ka ndodhur ky akt dhe Policia e Kosovës, ka arrestuar dy persona.
Ai ka thënë për Indeksonline se përveç të dyshuares që ka rrahur të moshuarën, është arrestuar edhe përgjegjësja e kësaj shtëpie të të moshuarve, e cila e ka fshehur rastin dhe nuk e ka denoncuar në Polici. /Indeksonline/