75 Mall Live Search
19:25 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në këtë qytet mund të merrni një të dashur me qira

Je beqare dhe kërkon të kesh një të dashur sa për të bërë foto në qytetin e përjetshëm, në Romë?

Tashmë mund të merrni me qiranjë “Instagram Boyfriend” (të dashur Instagrami). Personi në fjalë do t’ju shoqërojë dhe do të bëjë me ju gjithë fotot që dëshironi, teksa vizitoni kryeqytetin e Italisë.

Kjo iniciativë ka nisur nga agjencia turisitke amerikane “Roma Experience”, e specializuar në njohjen e qyteteve italiane.

I dashuri fallco, i cili në të vërtetë është një fotograf profesionist, kushton 350 euro për 3 orë.

Por jo vetëm kaq. Atë mund ta përdorni edhe për të bërë foto romantike, si ti dëshironi ju.

Turi privat, i cili përfshin monumentet më të rëndësishme të kryeqytetit, Cappella Sistina, Vatikani, Koloseu, kushton 735 euro. Nëse doni të keni me vete edhe “të dashurin e Instagramit”, duhet të shtoni edhe 350 euro të tjera.

Një investim i vërtetë, por që ndryshe nga i dashuri real, ky që do të merrni me qira nuk ankohet dhe nuk bën gjë tjetër veçse ju kënaq duke ju realizuar foto perfekte, duke qenë se është fotgraf profesionist.