Në këtë shtet do të lejohet martesat mes gjinisë së njëjtë
Gjykata Kushtetuese e Austrisë përmes një vendimi e ka deklaruar jokushtetues ligjin që ndalon martesat e të njëjtës gjini.
Kjo gjykata urdhëroi që deri në fund të vitit të ardhshmëm të heket ligji ekzistues dhe që nga 2019 të jetë e mundur martesat e të njëjtës gjini, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Indeksonline.
Bazuar në këtë vendim “martesë për të gjithë” do të lejohet nga 1 janari 2019, dhe Austria kështu hyn në klubin e vendeve të tjera, ku martesa të njëjtit seks është e mundur, të tilla si Gjermania, Franca, Britania dhe Spanja./Indeksonline/