14:39 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Në këtë shtet mund të bleni shtëpi me vetëm një euro

Shpopullimi i zonave rurale është tani një fenomen kronik në të gjithë Italinë, nga veriu në jug.

Arsyet janë të ndryshme, megjithëse në shumicën e rasteve ato janë ekonomike.

Shpopullimi filloi në periudhën e dytë të pasluftës,  ku banorët shkuan drejt qyteteve të mëdha dhe fenomeni vazhdon edhe sot. Administratat e disa komunave të vogla, megjithatë, nuk  ndenjur duarkryq.

Në 12 fshatra të ndryshëm në Itali, në fakt, është e mundur, sipas kushteve të caktuara, të blihet një shtëpi e braktisur me një çmim absolutisht simbolik, vetëm një euro.

Nulvi

Ndodhet në rajonin historik të Anglona-s, ka origjinë shumë të lashtë (territori ishte tashmë i banuar në Paleolitin e poshtëm), por sot ka pak më shumë se 2700 banorë. Shpopullimi masiv ka filluarnë vitet 1960 dhe sot ka shtëpi për shitje për një euro.

Cantiano

Është komuna më jugore e provincës Marche dhe ka origjinë shumë të lashtë. Fshati mesjetar është shumë tërheqës dhe e bën Cantiano një destinacion turistik shumë të vlerësuar nga udhëtarët, por kjo nuk mjafton për të shmangur një shpopullim progresiv: sot banorët janë vetëm 2206. Këtu gjithashtu ka shtëpi për shitje në një euro.

Zungoli

Pavarësisht se mund të mburret të jetë ndër fshatrat më të bukura në Itali, ky qytet i vogël ka pak më shumë se një mijë banorë. Nga origjina e lashtë, Zungoli është një fshat i mbrojtur nga një kështjellë dhe e pajisur me ndërtesa të mëdha historike, shumë prej të cilave mbetën në këmbë edhe pas tërmeteve shkatërrimtare.

Sambuca di Sicilia

Me pak më shumë se 5 mijë banorë, kjo qendër e themeluar nga arabët në fillim të shekullit të 9-të dhe e vendosur në një lartësi prej 350 metrash, po vuan shpopullimin. Komuna ofron mundësinë e marrjes me lehtësi të një shtëpie me kosto praktikisht zero, por me kusht që blerësi të bëjë kostot e ristrukturimit, në shumën prej 15 mijë euro në tre vjet.

Salemi

Ky vend, ka mbi 10 mijë banorë. Vittorio Sgarbi sapo mori detyrën si drejtuesi i kësaj zone, vendosi të propozojë shitjen e shtëpive të braktisura dhe të shkatërruara për një euro, me qëllim rritjen e ekonomisë dhe turizmit të Salemit , e cila është pjesë e listës së fshatrave më të bukura në Itali dhe krenohet me një trashëgimi të jashtëzakonshme historike. /Indeksonline/