75 Mall Live Search
16:31 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Në këtë shtet, për t’u divorcuar duhet të visheni sikur në dasmë

Ka ligje të shumta interesante në shtetet e ndryshme të kontinentit afrikan, e një prej tyre ekziston në juglindje të Afrikës, më saktë në Gana.

Atje divorci nga partneri lejohet vetëm me një kusht, që është i paimagjinueshëm, transmeton Indeksonline.

Ganasit lejohen të divorcohen, për aq kohë sa njerëzit që do të marrin pjesë në gjykatë, të vishen njëjtë sikurse u veshën në dasmë.

Sipas ligjvënësve, me këtë veprim, në gjykatë personat që duan të divorcohen, mendojnë edhe një herë nëse vërtetë duan të bëjnë nëj gjë të tillë.

Derisa në shtetin fqinj, në Togo, për t’u divorcuar duhet të bisedoni me vjehrrën dhe t’ia tregoni arsyet, pastaj ajo t’ua jap miratimin e saj. Për këtë arsye, shkalla e divorcit në Togo sot është 0%.