75 Mall Live Search
17:39 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Në këtë shtet pritet të rikthehet futbolli, por futbollistët do të luajnë me maska

Belgjika vendosi të mbyllte kampionatin para kohe, pasi drejtuesit e Federatës nuk donin që të rrezikonin me shëndetin e futbollistëve të tyre. Sezoni i ri mund të nisë me një ndryshim radikal në shtetin europian.

Ideja e fundit e ardhur nga Belgjika është që futbollistët të luajnë me maska. Një ide e çuditshme, por që është përkrahur nga epidemiologu Marc Van Rants. Ai i këshillon të gjithë që të përdorin maska.

“Një rrugë është të mendojmë që të veshim maska përgjatë kohës që luajmë futboll”, – tha Van Ranst për të përditshmen belge Le Soir.

Belgjika është shteti i vetëm Europian që ka anuluar sezonin për këtë vit./IndeksOnline/