19:55 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Në këtë shtet, shumë shpejt shoferët e dehur do dënohen me vdekje!

Jo rrallë herë bëhet thirrje që automjetet mos të drejtohen, derisa shoferët janë në gjendje të dehur.

E lidhur me këtë Tajvani, po planifikon të rrisë dënimet për shoferët e dehur që shkaktojnë aksidente në komunikacion.

 Në rastet tragjike, mund të përfshihet dënimi me vdekje.

Kabineti miratoi të enjten një projekt-amendament të Kodit Penal që e bënte vdekjen e shkaktuar nga shoferi i dehur një vepër të dënueshme me vrasje.

Propozimi ka nevojë për miratimin e parlamentit. E gjithë kjo erdhi pas shumë aksidenteve tragjike që kanë shkaktuar zemërim publik.

Dënimi maksimal për një person në Tajvan që shkakton vdekje nga përplasja me makinë është 10 vite.