13:17 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Në këtë vend Behgjet Pacolli ç’lodhej nga stresi gjatë karrierës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli sot, ka zbuluar një sekret nga rinia e tij, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se në këtë ditë pushimi po mendonte për vendin e tij të fshehtë ku ç’lodhej nga stresi e shqetësimet, në Zvicër.

Pacolli ka shpërndarë një fotografi ku shihej në moshë të re në një vend të gjelbëruar e me pamje nga liqeni e Alpet.

“Në fillim të karrierës sime në Zvicër, ky ishte vendi im i fshehtë ku vija për t’u çlodhur, larg stresit dhe shqetësimeve. Mungesa për familjen time në Kosovë ishte e madhe. Në një ditë pushimi si kjo, po mendoj edhe për këtë kohë”, tha ai./IndeksOnline/