13:05 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Në këtë vend evropian sapo të diplomoheni gjeni një vend pune

Në vendet e Bashkimit Evropian thuhet se ka mungesë të konsiderueshme të punëtorëve, andaj në disa vende të diplomuarit nuk e kanë problem punësimin.

Sipas Eurostat, Malta është vendi ku të diplomuarit gjejnë menjëherë vende pune, transmeton Indeksonline.

Malta e kalon edhe Gjermaninë në këtë statistikë.

94.5% e të diplomuarve në Maltë gjejnë vend pune, kurse në Gjermani 90.9 përqind.

Vendin e tretë e zë Holanda, pastaj vie Republika e Çeke dhe top pesëshen e mbyllë  Austria.

Kroacia është ndër ndër vendet që ka ngecje. Një e treta e të arsimuarve mes moshës 20-34 vjeç janë të papunë. ./Indeksonline/