09:05 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Në këtë vend mund të blesh edhe një fshat, shikoni këto pamje! [Foto]

Fshati i Alvines, në shtetin gjerman të Brandenburgut u shit sot në ankand me një çmim prej 140 000 eurosh (164 720 dollarë).

Një blerës anonim, nëpërmjet telefonit, ishte ofertuesi i vetëm në ankand për këtë fshat të vogël, që ndodhet në mes të një pylli dhe është ”shtëpia” e 15 banorëve.

Fshati përfshin një rrugë, nëntë shtëpi, disa ndërtesa të tjera, 10 garazhe dhe depo.

“Ka patur shumë të interesuar, madje edhe nga jashtë shtetit”, thotë Matthias Knake i shtëpisë së ankandeve ”Karhausen”.

Banorët nuk janë shumë të pasur dhe disa ndërtesa janë të dëmtuara në fasadat e tyre.

Alvine është pjesë e qytetit të Uebigau-Wahrenbrueck, i lokalizuar 100 kilometra në jug të Berlinit.

Nuk ka dyqane dhe autobusi i vetëm i linjës nuk ndalon atje.