13:24 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Në këtë veturë ndodhi plagosja në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:45 në Fushë Kosovë. Dy gra kanë mbetur të plagosura në një zonë banimi në Fushë Kosovë këtë të shtunë.

Të njëjtat u sulmuan me armë teksa ishin brenda veturës “Mini-coper”.

Ndryshe, Indeksonline raportoi se personi që kreu veprimin është Sabit Islami (1954).  69 vjeçar është larguar në një drejtim ende të panjohur.

Ndërsa, burime thonë se dy femrat e lënduara janë: Fatime Gashi (1959) 64 vjeçare. edhe Merita Avdiun (1979) 44 vjeçare. /Indeksonline/