“Në këto momente të vështira, mbështetja juaj na jep forcë”, falënderimi prekës i familjes Kalo
Familja e Dajanës Kalo ka publikuar një mesazh mirënjohjeje për të gjithë ata që kanë dhënë mbështetje gjatë periudhës së vështirë shëndetësore që ajo po kalon.
Në mesazh, familja falënderon të gjithë për bujarinë, mesazhet dhe donacionet e shumta, të cilat kanë lehtësuar përqendrimin në kujdesin dhe rikuperimin e Dajanës pa u ndier të vetëm, përcjell Indeksonline.
“Çdo donacion, shpërndarje dhe lutje na ka kujtuar se jemi të rrethuar nga dhembshuria dhe shpresa. Jemi thellësisht mirënjohës për secilin dhe secilën prej jush”, shkruan familja.
Ata gjithashtu njoftojnë se do të vijojnë të japin përditësime rreth gjendjes shëndetësore të Dajanës./Indeksonline/


