Qytetet, në të cilat s’do të lejohet hapja e fitneseve

Qeveria e Kosovës pritet që sot t’i votojë masat e reja kundër koronavirusit.
Këto janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe priten të votohen sonte nga Qeveria.
Indeksonline ka arritur të siguronte masat e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndër këto masa, është marrë edhe një vendim për fitnese dhe pishinat e mbyllura.
Fitneset dhe pishinat e mbyllura do të lejohen të funksionojnë me 40% të hapësirave dhe në përputhje me Manualin për mbrojtje nga koronavirusi.
Përjashtim bëjnë qytetet që gjendën në “Zonën e kuqe”, ku atje nuk do të lejohet hapja e fitneseve dhe pishinave të mbyllura.
Deri tani në “Zonën e kuqe” janë Prishtina, Fushë=Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja./Indeksonline/