Në këto rrugë të Prishtinës sot nuk do të ketë ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit `Prishtina` përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se në disa rrugë të Prishtinës nuk do të ketë ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, arsyeja e ndaljes së ujit të pijshëm është se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke intervenuar në disa rrugë në kryeqytet.