75 Mall Live Search
20:01 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / Z S

Në kimi dhe matematikë, ja lista ku çalojnë më shumë nxënësit në Kosovë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është përmbyllur procesi i përpunimit të rezultateve të Testit të Arritshmërisë 2026.

Sipas MASHT-tit në këtë test morën pjesë 21,982 nxënës, ndërsa arritshmëria mesatare e përgjithshme në nivel vendi është 48.35%.

Më tutje thuhet se në bazë të analizave të rezultateve sipas lëndeve arritshmëria më e ulët është evidentuar në Kimi 37.68% dhe Matematikë 37.93%, pasuar nga Biologjia 40.83%, Fizika 45.33%, Informatika 47.87% dhe Gjeografia 47.84%.

Në reagim thuhet se Rezultatet e Testit të Arritshmërisë ofrojnë një pasqyrë të nivelit të përvetësimit të kompetencave nga nxënësit në përfundim të arsimit të mesëm të ulët dhe do të shërbejnë si bazë për identifikimin e prioriteteve dhe planifikimin e masave në përmirësimin e cilësisë në arsim/Indeksonline/