16:51 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Në Kinë, qytetet kufitare shtojnë kontrollet në kufij

Qytetet kineze në kufi me Rusinë njoftuan sot se do të forcojnë kontrollet kufitare dhe masat e karantinës për ata që vijnë nga jashtë pasi numri i rasteve të importuara me Covid-19 kanë arritur në maksimum.

Në Kinë, 99 raste të reja u regjistruan të shtunën, më shumë se dyfishi i së premtes, nga të cilat vetëm dy ishin raste të transmetuara në vend, transmeton Reuters.