18:30 / E Martë, 25 Maj 2021 / OSH

Në Kirurgjinë Vaskulare, 369 operacione për 4 muaj

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë 4 muajve të parë të vitit 2021, janë trajtuar 389 pacientë dhe janë realizuar 369 operacione.

Në numrin e përgjitshme të operimeve të kryera, janë të përfshira edhe 45 intervenime kirurgjike në Klinikën Emergjente- 18 prej tyre të konfirmuar me COVID-19.Sipas raportit të punës, në mënyrë të detajuar, janë të përshkuar, gjithashtu, intervenimet tjera, të cilat janë pjesë përbrëse e numrit të rasteve operative.

Pra, në këtë kontekst, janë kryer 3 aneurizma të Aortës Abdominale me Rupturë, 3 aneorizma të Aortës Abdominale jo- urgjente, 33 by pass në enët e gjakut të ekstremiteteve 4 operacione kirurgjike në arteriet karotide, 49 vena varikoze, 31 intervenime në mbyllje të gjakut në ekstremitetet e poshtme dhe të sipërme dhe 75 operacione për krijimin e fistualve arteriovenoze.

Po ashtu, janë realizuar 1 mijë e 797 vizita specialistike ambulantore.