75 Mall Live Search
10:27 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / L K

Realizohen në Klinikën e Urologjisë 811 raste të thyrjes se gurëve në veshka brenda 9 muajve

811 raste të thyerje së gurëve në veshkë janë realizuar në nëntë muajt e parë të vitit 2023, nga urologët në bashkëpunim me anesteziologët, në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në po këtë klinikë,  janë realizuar edhe 798 operacione të hapura dhe endoskopike, poashtu, ka pasur  1 mijë 474 procedura të njohura si ureterocistoskopi dhe aplikim i stentave ureterale, 134 rate të ekzaminimeve urodinamike, 193 aplikime të nefrostomave, mbi 7 mijë e 600  vizita emergjente , 5 mijë e 600 vizita ambulantore.   Janë bërë edhe 227 biopsi të prostatës. Në klinikë janë realizuar edhe ekzaminime të tjera urologjike.