Në Klinikën Gjinekologjike infermieret e zgjasin pauzën, qytetarët s’marrin shërbime

Në Klinikën Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës punonjëset mjekësore e kanë zgjatur pauzën gati për një orë.
Ndonëse në derë shkruan se pauza zgjat gjysmë ore, nga ora 10:00 deri në 10-30, infermieret nuk i janë kthyer punës as në orën 11-20.
Së paku kështu ka thënë një qytetare për IndeksOnlinen, e cila është shprehur e indinjuar me mosseriozitetin e punonjësve.
Po ajo ka pyetur infermieret, të cilat ishin mbledhur në një zyrë se kur përfundon pauza. Njëra nga to i është përgjigjur” “Në orën 11:00 përfundon”.
Por qytetarja e cila ka xhiruar videon në orën 11-20, ka bërë të ditur se ende nuk kanë marrë asnjë shërbim.
“Akoma jemi këtu, duke pritur. Akoma se kanë përfunduar pauzën”, tha ajo./IndeksOnline/