07:46 / E Hënë, 24 Shkurt 2020

Në Klinikën Infektive sot do të përurohet laboratori i mikrobiologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do të bëhet përurimi i laboratorit të mikrobiologjisë.

Laboratori është ndërtuar me fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë, Ambasadori italian në Prishtinë,  Nicola Orlandi, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu.