75 Mall Live Search
11:00 / E Shtunë, 06 Shtator 2025 / A

Në Kodrën e Trimave në Prishtinë, shqetësim i madh nga qentë endacak!

Banorët e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, konkretisht në afërsi të rrugës “27 Nëntori”, janë duke u përballur me një situatë shqetësuese për shkak të numrit të madh të qenve endacakë.

Sipas tyre, praninë e madhe të këtyre kafshëve po e ndiejnë sidomos fëmijët dhe të moshuarit, të cilët shpesh ndihen të pasigurt gjatë lëvizjes në lagje.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës dhe institucionet përkatëse, për të garantuar sigurinë publike dhe për të gjetur një zgjidhje humane për trajtimin e qenve endacakë.

Indeksonline ju sjell pamjet.