Në kohë pandemie, Gashi lutet për një botë më të mirë dhe paralajmëron këngë të reja

Reperi i njohur Gashi, ka kohë që ka paralajmëruar një projekt dedikuar Kosovës.
Mirëpo pandemia ka ndikuar tek të gjithë duke lenë anash aktivitetet në muzikë, shkruan Indeksonline.

Me anë të një postimi reperi tregoi se do të shkoj tek familja e tij për një muaj, ku gjatë kësaj poeriudhe do të lutet që bota t’i kthehet normalitetit. Ai nuk la anash as premtimet për muzikë duke shkruar se duhet të bëhen gati për projektin e ri.
“Duke marrë pushim për të qenë me familjen për një muaj … lutem që bota të jetë në një vend më të mirë kur të kthehem … shihemi, mund të bëheni gati për muzikë të re” shkroi ai në Insta story./Indeksonline/
