09:25 / E Enjte, 29 Prill 2021 / OSH

Në kohën e shumimit, po mbyten peshqit në Badovc, askush s’merr masa

Peshkimi është një atraksion në vete. Ka shumë njerëz që gjejnë kënaqësi teksa dalin për të peshkuar ndonjë peshk, e të tjerë, këtë e bëjnë për përfitime ekonomike.

Mirëpo ajo që edhe me dispozita ligjore është e ndaluar, është peshkimi në kohën kur bëhet shumimi i peshqve, pra në muajt mars-maj.

E një gjë e tillë ka ndodhur këtyre ditëve në liqenin e Badovcit.

Milaim Vitia, sekretar i Shoqatës së Peshkatarëve “Krapi”, ka denoncuar në IndeksOnline një rast, ku tregon se si nga persona të pandërgjegjshëm po bëhet mbytja e peshqve në këtë kohë, kur ata dalin në breg të liqenit për t’i lëshuar vezët.

“Persona të tjerë që janë mësuar me rrjeta shkojnë i mbysin ata. Janë persona të pandërgjegjshëm”, tha Vitia.

Ai madje ka akuzuar drejtpërdrejtë kryetarin e Federatës së Peshkatarëve Bashkim Krasniqi, si fajtorin kryesor për shkatërrimin e këtyre liqeneve.

Vitia që ka thënë se është zgjedhur kryetar i Federatës,  dhe se nuk do ta marr këtë pozitë derisa të sqarohet çdo gjë në federatë, sa i përket keqpërdorimeve financiare.

“Bashkim Krasniqi po i shkatërron të gjitha liqenet. Nuk po i ndal as rrjetat e as gjidat. Unë atë e kam dërguar në krime ekonomike për keqpërdorim dhe vjedhje të parave në federatë. Unë nuk do të marrë pozitën e kryetarit derisa të sqarohet dhe të ‘pastrohet’ federata”, tha ai për IndeksOnline.

Në anën tjetër ai ka ftuar institucionet që të bëjnë diçka në parandalimin e këtyre veprimeve, në të kundërtën rrezikohet seriozisht zhdukja e shumë peshq rrezikojnë të zhduken.